E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

FOTO/ Grabitja te “Myslym Shyri”, policia jep 5000 euro shpërblim për gjetjen e autorit

Policia e Tiranës ofron 5000 euro shpërblim për këdo që ka informacione për autorin, i cili grabiti sot dyqanin e celularëve “3V Fejzo” në Myslum Shyr.

Autori, me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar, njofton policia.

Autoi i maskuar

 “DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij”, thuhet më tej në njoftim.  

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme dhe siç mësoi Vizion Plus, autori ka arritur që të marrë 15 celularë nga dyqani. Ai më pas është larguar në këmbë. Në vendin e ngjarjes janë nisur edhe  Forcat Shqiponja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë