E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Grabitja në Rinas/ Policia arreston vëllezërit Klement dhe Eldi Çala

Rreth një vit pas grabitjes së miliona eurove të ndodhur në aeroportin e Rinasit, Policia e Shtetit ka vënë në pranga vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të akuzuar për këtë ngjarje.

 

Në një njoftim për mediat, policia tha se ata u prangosën gjatë një operacioni ku ishin përfshirë 300 forca policore. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete.

 

Reklamë

Përgjimet që prokuroria kishte nisur ndaj familjarëve të Klement Çalës, çuan në zbërthimin e grupit. Edhe pse që në krye të herës u dyshua se personi që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit ishte organizatori i grabitjes, Admir Murataj, familjarët e Çalës bënë që hetuesit të identifikonin personat e tjerë.

 

 

Një bisedë mes dy familjareve të Çalë që kishin dyshime se i vrari mund të ishte Klement Çala, çoi në zbulimin e grabitësve të tjerë.

 

 

Më shumë video

Reklamë