E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja në Rinas, “daja” i hetuar për dy grabitje

Ilustrim · Vizion Plus

I cilësuari si “daja” nga Kosova, Ragip Hajdi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare.

 

Pas supergrabitjes së ndodhur më 9 shkurt të 2017-ës në rrugën e Rinasit, ku i përfshirë ishte edhe Admir Murataj, Hajdini u shoqërua në Policinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje, pasi u zbërthye grupi i grabitësve.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atë kohë, 50 vjeçari kosovar u mbajt në drejtori për disa orë me radhë dhe pasi u la i lirë u mbajt nën vëzhgim si person i dyshuar që kishte bashkëpunuar në grabitje.

 

Por, pavarësisht kësaj, prokurorët nuk gjetën prova bindëse se Hajdini kishte bashkëpunuar në krim dhe përfundimit u dënuan 8 persona me 156 vite burg në total, mes të cilëve edhe vëllai i Admir Muratajt.

 

Ndonëse 50 vjeçari kërkon lirimin nga qelia dhe ballafaqimin me Alkond Bengasin, prokuroria dyshon se Ragip Hajdini është një nga ideatorët e supergrabitjes brenda aeroportit më 9 Prill, si dhe personi që ka siguruar në Kosovë furgonin e përdorur në ngjarje.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh