E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja me dhunë e banesës së tregtarit në Peqin, kapet autori i 4

Një tjetër person është arrestuar nga policia për grabitjen spektakolare që iu bë në banesë tregtarit nga Peqini Skënder Zeqiri.

Policia arrestoi shtetasin me iniciale S.I.,  19 vjeç,  banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë në këtë qytet.

Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit  B.H., M.Ll., dhe E.Sh.,  të cilët janë  arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit Skënder Zeqiri dhe kanë vjedhur një sasi parash.

Skema e grabitjes ka qënë tejet e vecante dhe gati-gati e padëgjuar më parë.

Reklamë

Një cift I ri ( të arrestuar tashmë) kanë hyrë në banesën e tregtarit të moshuar në datë 9 maj dhe I kanë kërkuar të përdorin tualetin e banesës. Por ndërkohe nëpërmjet një pije ata I kanë paralizuar kujtesën Skender Zeqirit, pastaj kanë lidhur edhe bashkëshorten e tij dhe kanë realizuar grabitjen. Mes të tjerash autoret kanë dhunuar Skender Zeqirin duke e shtrenguar të tregojë paratë e fshehura në shtëpi.

Cifti Zeqiri pretendon që shuma e grabitur eshte 60 mijë euro ndonëse policia nuk ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me këtë gjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë