Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e Postës Shqiptare në Tiranë.

 

Mësohet se dy persona, në dukje adoleshentë, që qarkullonin me biçikleta, janë futur në filjalin e postës në Babrru duke u maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur dhe me shall kanë marrë rreth 200.00 leke te reja , ose dy million të vjetra dhe janë larguar në drejtim të Alliasit.

 

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e tyre. Janë sekuestruar kamerat e vijon ndjekja e kontrolli në drejtimin qe ata kanë lëvizur.

 

Ndërkohë bëhet me dije se të autorët nuk kanë qenë të armatosur. Të dy kanë kërcënuar punonjësit për t’u dhënë lekët me pretendimin që kishin armë por sipas burimeve nga policia, pas kqyrjes së kamerave, janë konstatuar pa armë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *