Subscribe

Policia e shtetit ende nuk ka asnjë të shoqëruar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë një ditë më parë në Laç. Burime pranë grupit hetimor thanë se tre grabitësit e armatosur nuk kanë lënë asnjë shenjë në vendngjarje ndërsa kamerat e sigurisë nuk kanë arritur ti identifikojnë për shkak se ata mbanin maska.

 

Ngjarja e ndodhur pasditen e të premtes u filmua nga qytetarët. Në pamje  duken grabitësit të cilët brenda pak sekondave arritën të merrnin një shumë prej rreth 3 milionë lekësh.

 

Policia tha se patrulla e parë shkoi brenda 3 minutash te banka ndërsa  nga kontakti i parë i marrë me punonjësit  rezultoi se 2 prej grabitësve mbanin pistoleta dhe njëri me vare theu xhamin e derës kryesore të njësisë dhe nën kërcënimin e armëve morën sasinë e parave.

 

Grabitja ka qenë e mirë organizuar pasi në kohën e ndërhyrjes nuk kishte asnjë klient në Bankë por vetëm punonjësit të cilët po bënin mbylljen e llogarive.

 

Ndonëse menjëherë u ngritën pika të shumta kontrolli asnjë prej të dyshuarve nuk u ndalua të cilët sipas njoftimit të policisë u larguan me një makinë.

 

Në Laç mbërriti dhe drejtori i hetimit të krimeve të rënda ai i rendit publik në policinë e shtetit por deri më tani asnjë gjurmë e grabitësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *