Subscribe

Supergrabitja e argjendarisë e ndodhur në zemër te Tiranës, ne zonën e Pazarit të Ri, ngjan me një skene filmash. Burime nga grupi hetimor thane se, pavarësisht se alarmi ka rënë rreth orës 1 të mëngjesit të së shtunës, policia u njoftua shumë vonë, duke i lënë kohë grabitësve që të largohen qetësisht me rreth 8 kg ar e 25 kg argjend. Siç duket edhe nga pamjet, autorët, të cilët besohet se kanë qenë 3, kanë çarë dy mure për të depërtuar deri në pjesën e argjendarisë. Në fakt, hajdutet nuk u mjaftuan me marrjen e arit dhe hapjen e kasafortës por, për të zhdukur çdo gjurme, ata shkatërruan edhe kamerat e sigurisë të instaluara brenda argjendarisë. Një tjetër pistë që po hetohet është edhe mundësia e përfshirjes në vjedhje të njerëzve të afërt të pronarit të argjendarisë, pasi vetëm 10 ditë më parë ne dyqan kishte mbërritur furnizimi ri. Grabitësve u është dashur fillimisht të çajnë murin e një ndërtesës ne rikonstruksion, ngjitur me argjendarinë, e me pas kane prishur dhe nje pjese te tavanit. Sipas pronarit te argjendarisë, vlera ne total e mallit arrin ne 500 mije euro. Për ekspertët e policisë së Tiranës, ka një ngjashmëri me mënyrën e grabitjes së ndodhur mëngjesin e së shtunës me atë të fillimit të gushtit të një banke e nivelit të dytë në ish-bllok. Në të dyja rastet, alarmi i brendshëm është aktivizuar por reagimi i kompanive private te cilat ruajnë  objektet ka qene i vonuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *