E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabiti autobuzin e linjës Itali-Vlorë, arrestohet tiranasi

Kapet dhe ndalohet nga Forca “Shigjeta” një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobuzi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

 

Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

 

Reklamë

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë