E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabiti 360 litra naftë tek mjetet e”TAP”, pranga korçarit

Policia e Korcës arrestoi në flagrancë  shtetasin Spartak Shore, 37 vjeç, banues në këtë qytet.

 

Në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit.

 

Po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë