Subscribe

Një kambist ka rene pre e grabitjes ne mes ditës ne nje nga zonat me te frekuentuara te kryeqytetit. Nje person i maskuar dhe nen kërcënimin e armës ka mundur te rrëmbeje 18 milionë leke. Ngjarja ka ndodhur fare pranë hotel “Sheraton”. Kambisti Sajmir Hasani, i cili sapo e kishte tërhequr shumen e konsiderueshme te parave është gjendur nen kërcënimin e armës. Forca te shumta kane mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe bene rrethimin e zonës ne rrugën “Dervish Hima”, pa mundur te bien ne gjurme te autoreve. Hasani i shoqëruar nga nje person tjetër, kur ka dale jashtë ambienteve te hotelit, grabitësi i armatosur ka thirrur disa here dorëzo paratë. Ai ka rrëmbyer çantën dhe është larguar me shpejtësi me nje motor. Dyshohet se ai ka pasur edhe nje tjetër bashkëpunëtor qe e priste pak metra me tej. Ekspertet e policisë kane marre ne pyetje veç personit te dëmtuar,  edhe disa dëshmitare qe janë gjendur ne vendin e ngjarjes. Ndërkohe jane shoqëruar disa nga rojet e sigurisë per te hedhur drite mbi ngjarjen. Kjo pasi motori i autoreve te grabitjes është pare te lëvize disa here gjate ditës se marte ne ambientet e brendshme te objektit. Policia ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave te sigurisë, duke shpresuar se ato do ta ndihmojnë te mbërrije tek emrat e grabitësve. Nisur nga shuma, janë ngritur dyshime se autoret kane qene ne dijeni te lëvizjeve te Hasanit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *