E martë, 15 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Grabitet e dhunohet e moshuara

Nuk ndalen grabitjet ne zonën e minoritetit. Një tjetër ngjarje e rënde është shënuar ne fshatin Likomil të Dropullit te sipërm ku një e moshuar ka rene pre e dhunës pasi është tentuar te grabitet. Evgjeni Dhima ka qene ne banesën e saj e vetme pasi bashkëshorti, nuk ndodhej aty kur është sulmuar. Autori ka hyre në oborrin e shtëpisë njëkatëshe i maskuar, në tentativë për t’i marrë paratë e ka shtyre dhe përplasur në tokë. Per pasoje e moshuara është dëmtuar rëndë në fytyrë.
Sipas policisë, autori i grabitjes Ndriçim Dervishaj 28 vjeç, banues ne Vlorë është arrestuar pak pas ngjarjes. Per banoret e fshatit Likomil, ky nuk është rasti i vetëm i grabitjeve. Ne Dropull janë evidentuar dhjetëra raste të vjedhjes se banesave kjo pasi se në fshatrat e minoritetit jetojnë me se shumti te moshuar.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video