Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi për gjykim dosjen e grabitësve të bankave, ku në hetim janë nëntë persona. Në krye të bandës është ish-komandoja Admir Murataj, i cili do të përballet me tre akuza: atë të vjedhjes së bankave më shumë se një herë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe krijimin dhe pjesëmarrjen në këtë grup.

 

Personat e tjerë të akuzuar janë Dash Kupa, Ernes Kupa, Neim Avdulaj, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj. Sipas prokurorisë, grupi krahas akuzave per vjedhjet e parave të bankave të nivelit të dytë në Domje dhe në Rinas, akuzohen edhe për grabitjen e nje tjetër banke në vitin 2015 ne Tiranë. Në total sipas akuzës grupi ka arritur të vjedhë më shumë se 6. 2 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *