E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitën turistin nga Zvicra/ Policia e Durrësit arreston tre autorët

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona pasi nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur makinën luksoze dhe 6 000 franga një personi që kishte ardhur me pushime nga Zvicra.

Sipas policisë gjatë operacionit “Ndjekja” kanë rënë në pranga tre autorët konkretisht Kastriot Kamazani, Hamid Skuqi dhe Gazmend Doçi.

Dy nga autorët pas grabitjes janë larguar në drejtim të Kavajës. Pasi janë ndjekur nga policia ata kanë kërkuar ndihmën e Doçit për tju shpëtuar uniformave blu.

Policia thotë se 2 prej të arrestuarve janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës. Gjatë operacionit u bllokua mjeti i vjedhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë