E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabiten paratë në pistën e aeroportit të Rinasit, policia jep detaje

Detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur këtë të martë në Rinas, ku humbi jetën një nga autorët.

 

Sipas policisë grabitja ka ndodhur në pistën e avionit, ndërsa gjatë shkëmbit të zjarrit ka mbetur i vrarë një prej autorëve. Zyrtarisht nga policia nuk jepet një shumë e parave të grabitura, ndërsa policia thotë se në ndjekje të auorëve është ngritur edhe një helikopter.

 

Reklamë

Ndërkohë në ndjekje të autorëve janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjithashtu policia bën me dije se autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

 

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes, gjithashtu të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë