Dy të rinj shqiptarë u arrestuan këtë të martë sepse akuzohen për grabitjet e disa shtëpive në Itali.

 

Të pranogsurit janë Mario Kishta, 21 vjeç dhe Isuf Fisti, 32 vjeç, që të dy banues në Reggio Emilia. Grabitjet ata i kryenin kur binte muzgu.

 

Grabitjet më të mëdha janë shënuar në datat 17-25 dhjetor dhe prandaj banda e tyre kishte marrë emrin “Banda e Krishtlindjes”. Policia ka sekuestruar si prova materiale shuma parash dhe bizheturi të vjedhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *