Dy shtetas me precendent të mëparshëm penal janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Pushuesit”. Uniformat blu kanë mundur të zbardhin një sërë vjedhjesh të kryera gjatë sezonit turistik në Sarandë dhe Ksamil,  vjedhje për të cilat disa ditë më parë ishin arrestuar edhe tre grabites të tjerë.

Shtetasit e prangosur janë: Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin Shqiptarë dhe atë Grek dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

 

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:

 

  1. Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.

 

  1. Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.

 

  1. Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.

 

Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.

 

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të “Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit  Renato Vezelaj, në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *