Policia ka arrestuar dy shtetas, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

 

Shtetasit e arrestuar janë:

G.A, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje.

B, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.

 

39 vjeçari G.Ahmetsulaj, ishte pjesëtar i një grupi që kryenin vjedhje automjetesh në Tiranë.

 

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia dhe u arrestua mbrëmjen e të mërkurës në Mat.

 

39 vjeçari nga Burreli në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar para 2 javësh, funksiononin si grup duke kryer aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve në qytetin e Tiranës, dhe më pas i çonin ato në qytetin e Burrelit.

 

Gjatë kontrolleve të ushtruar, policia ka sekuestruar dy automjete tip ‘Benz Autoveturë’, për të cilat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë.

 

Ndërsa shtetasi J. B. nga Bulqiza u ndalua  pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *