Avokati Altin Goxhaj i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, theksoi se ka një plan për tjetërsimin e historisë së Shqipërisë.
Sipas tij po hidhen miliona euro për të tjetërsuar historinë e vendit tonë pas mesjetës.
“Priftërinjtë shqiptarë konvertuan serbët në të krishtëre, drejt Europës jo drejt bizantit. Historia është kaq ndryshe që na kanë treguar, na kanë mashtruar. Rama ka paguar miliona euro për të rishkruar historinë e Shqipërisë nga mesjeta e këtej, se nuk ekziston para mesjetës. Por me kë e bën, Rama s’di të lexojë një faqe, lodhet te faqja e dytë. Rama e bën me një Akademi kuislinge antishqiptare, me kryetar ministrin e Komunizmit Skënder Gjinushi. Po ta shohësh është një menaxhim i jashtëzakonshëm, dhe kjo është beteja jonë e vërtetë në 2025, për një fole shqipe që është mbushur me zogjtë e qyqes Soros”, tha Goxhaj. /Vizionplus.tv/




