Subscribe

Qarkullimi në rrugën e Arbrit per të gjithë ata që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër Është rikthyer në normalitet pas 2 orësh për shkak se ishte bllokuar si pasojë e një trajleri që kishte ngecur në byppasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës.

Mjeti me targa turke që lëvizte në drejtim të Maqedonisë së Veriut u bllokua në rrugë pasi nuk mundi të ngjiste maloren 2 kilometra pa arritur në Qafën e Murrizit.

Lexo edhe :

Related Posts

Është dashur nderhyrja e policisë rrugore të Tiranës për të bërë të mundur hapjen e qarkullimit për qindra automjete që u bllokuan në të dy anët e lëvizjes.

Me pas me ndihmën e një mjeti të rëndë të firmës që ndërton rrugën e Arbrit është bërë rimorkimi i trajlerit deri në Qafën e Murrizit.

Drejtuesi i mjetit, një shtetas turk deklaroi se ishte futur në këtë rrugë për të shkuar në Maqedoninë e Veriut e më pas drejt Bullgarisë, pasi i ishte sugjeruar nga Google Maps.

Ndaj tij nuk është bërë asnjë veprim nga ana e policisë ndërsa është këshilluar që të mos e përdorë më./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *