Ambasadori i BE në vendin tonë Silvio Gonazto i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, deklaroi se Shqipëria ka një mundësi historike për të çuar përpara integrimin në BE deri ën anëtarësimin e plotë.
Ai tha se edhe Komisionerja e re për Zgjerim në BE ishte mjaftë e qartë dhë në mbështetje të vendeve kandidate. Sipas tij është radha e institucioneve shqiptare të bëjnë maksimumin për të çuar vendin përpara.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të jetë në krye të përparësive. Udhëheqja e re që mori detyrën në 1 dhjetor e konfirmoi këtë mjaft qartë. Ribashkimi i Europës është një pjesë e BE-së. Ashtu siç Komisionerja e re për Zgjerimin, për herë të parë në një dekadë bën që ne të sjellim më shumë se një vend në zonën e finishit. Ajo u angazhua qartësisht se nëse kandidatët do të japin rezultate BE do të jetë aty. Institucionet do të ndihmojnë të çojnë procesin sa më parë. Shpejtësia me të cilën plani i reformave dhe i rritjes është një sinjal i qartë i angazhimit. Shqipëria ka një mundësi historike përpara. Institucionet shqiptare kanë përgjegjësinë të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur përpara pasi gjerat po ecin përpara. Dy muaj më parë çelëm kapitujt për grupet themelure që do të thotë që institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për në BE si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, refomra në drejtësi, liria e medias dhe refoma në administratën publike”, tha Gonzato.
Më tej ambasadori i BE tha se për çuarjen përpara të reformave duhet një bashkëpunim gjithpërfshirës mes institucioneve, politikës dhe shoqërisë civile.