Subscribe

Prej tre mujash, transporti vijon të jetë në paralizë. Bizneset e fushës përgjatë gjithë javës kanë protestuar, por edhe kërcënuar se nuk nisin aktivitetin nëse qeveria nuk  merr në konsideratë kërkesat e tyre, ndërsa nisur nga rritja e numrit të lartë të të infektuarve u vendos që ky shërbim të shtyhet edhe me një javë. I ftuar në emisioni “E-zonë” në Vizion Plus, kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe shpjegoi se transporti ka marrë një mbështjetje si asnjë herë më parë.

“Ne duhet të jemi shumë fleksibël, pasi kemi të bëjmë me një shërbim jetik për qytetarët. Nuk mund të kemi ultimatum as njëri krah dhe as nga krahu tjetër. Sektorit i është dhënë një mbështetje si asnjë herë më parë. Tetë mijë të punësuar në këtë fushë kanë përfituar nga pagat mbeshtetëse të qeverisë. Janë falur taksat vjetore nga drejtoria e shërbimit të transportit rrugorë, bashkitë janë në negociata për të falur edhe taksat lokale, shpenzimet e karburantit janë  njohur në masën 100%. Hesapet tregojnë se nga buxheti janë hequr 20 mln euro për të mbështetur këtë degë të ekonominë, ende pa nisur punë”, u shpreh Gonxhe.

Ky reagim i Gonxhes i bërë në Vizion Plus vjen pas kërcënimit të operatorëve të tregut se nuk do të dilnin në punë ditën e hënë.

Por, kriza e pandemisë shërbeu edhe si një mësim për të ridimensionuar këtë sektor, ky informaliteti mbetet ende shqetësues.

“Nuk mund të kesh kërkesa pa fund kur bilancet i ke në të zezë, sot sistemi i faturimit nuk është shumë larg viteve ’90. Gjatë gjithë kësaj kohe operatoret nuk janë në gjendje të dokumentojnë shpenzimet e tyre, ndaj modernizimi i këtij sektori është i rëndësishëm. Ne kemi të gjithë mbështetjen e Kryeministrit dhe të ministrisë për të ofruar shërbimet siç i kanë vendet jashtë.”

Por mbetet për t’u parë se si do të reagojnë bizneset pë të nisur këtë shërbim një javë më pas, sikundër u vendos nga komiteti i ekspertëve, pasi në deklaratat e tyre zyrtare ata u shprehen të vendosur se nuk do të rinisin punën me kushtet aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *