Vendi
“Golfi” hyn në parakalim të gabuar, përfundon në qepenin e një biznesi në Vlorë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë.
Një mjet tip “Golf”, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një dyqan.
Reklamë
Drejtuesi ka tentuar të parakalojë me shpejtësi një autobus me punonjës fasonerie por si rjedhojë e shpejtësisë ka humbur kontrollin.
Drejtuesi është lënduar duke marrë plagë në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Godina me të cilën u përplas makina shërbente si qendër mësimi i gjuhës së huaj, por në ato momente ishte e mbyllur.
Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ali Demi”./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




