E diel, 4 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Golemi hap sezonin turistik, autoritetet dhe operatorët presin një numër më të lartë pushuesish

Në Golem është çelur zyrtarisht sezoni turistik veror me një aktivitet festiv të zhvilluar në qendër të këtij destinacioni bregdetar, pranë monumentit “Meteor”.

Në këtë organizim morën pjesë shumë qytetarë dhe pushues, të cilët iu bashkuan atmosferës festive që shënoi nisjen e sezonit.

Reklamë

Operatorë turistikë si dhe bujtina të ndryshme morën pjesë në panairin që u zhvillua me këtë rast, duke ekspozuar punime artizanale si dhe kulinarinë e zonës.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, i cili iu bëri thirrje pushuesve vendas dhe të huaj që të vizitojnë plazhet e Kavajës.

Kryebashkiaku Qosja tha se janë marë të gjitha masat për të pasur një sezon turistik të suksesshëm në gjithë plazhet e Kavajës, me gjatësi totale prej rreth 19 km.

Ai theksoi rëndësinë që turizmi ka për zhvillimin ekonomik të zonës dhe siguroi se strukturat vendore janë të angazhuara për një sezon të sigurt dhe me standarde të larta shërbimi./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë