Golden State Uarriors janë kampionë të NBA-së për sezonin 2021/2022, sezon spektakolar që u transmetua ekskluzivisht në Tring. Ata mundën Boston Celtics 103-90 në ndeshjen 6 të luajtur në TD Garden, duke e mbyllur serinë e finaleve me rezultatin 4 me 2, pa pasur nevoje të luhet edhe ndeshja e 7 dhe e fundit.

 

Golden State siguroi kështu titullin e shtatë në historinë e vet dhe për herë të katërt në tetë vitet e fundit duke dominuar ndjeshëm NBA.

 

Stephen Curry shkëlqeu duke shënuar 34 pikë : 7 topa të kapur në tabelë dhe 7 asistime, duke fituar për herë të parë në karrierën e tij, çmimin si sportisti më i mirë i serisë së ndeshjeve finale.

 

Golden State e ndërton suksesin në TD Garden në pjesën e parë: pas 12 minutave të para, Uarriors shkuan në shifrat 27-22, por në periodën e dytë u arrit shkëputja e vërtetë. Rezultati 27-17 në çerekorëshin e dytë, i dha skuadrës së Kerrit një distancë plus 15 në mesin e ndeshjes.

 

Pavarësisht tentativës së skuadrës së Udokës për tu rikthyer në lojë, miqtë ia dolën ta mbyllin 103-90 duke festuar titullin në transfertë, ndërsa Boston doli me kokën lart nga ndeshjet finale duke marrë duartrokitjet e fansave vendas së bashku me yllin e vet Jaylen Broun, që shënoi 34 pikë.

Me siguri sezonin e ardhshëm Boston do të jetë një rival edhe më I fortë për kampionet e drejtuar nga Stev Kerr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *