E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Golat më të bukur të eleminatoreve, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani në podiumin e UEFA-s

Golat e Jasir Asanit dhe Kristjan Asllanit në kualifikueset e “Euro 2024”  janë votuar si 2 nga 3 golat më të bukur përmes votimit të hapur në faqen e Uefa-s.

 

Ishte pikërisht institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian, që hapi një sondazh për të përcaktuar golin më të bukur të eliminatoreve, të cilat u mbyllën pak ditë më parë.

 

Reklamë

Ndër 10 golat e përzgjedhur nga UEFA, në vendin e parë, më shumë vota mori goli i futbollistit të Kazakistanit, Askhat Takibergen, realizuar në një ndeshje ndaj Danimarkës.

 

Menjëherë pas tij u rëndit Jasir Asani, me një nga golat e tij të mrekullueshëm të eliminatoreve. Bëhet fjalë për golin e shënuar në arenën kombëtare kundër Polonisë në 10 shtator, një goditje fantastike nga distanca me të majtën.

 

Menjëherë pas Asanit, në podiumin e golave më të bukur është pozicionuar Kirstjan  Asllani, mesfushori kuqezi, me golin e shënuar ndaj Ishujve Faroe në transferte në muajin qershor.

 

Dy lojtarët e kombëtares tonë lanë pas emra si Mbape apo Saka në këtë klasifikim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë