Subscribe

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi shpalli çlirimin e Mosulit.

 

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përpjekur të rimarrin qytetin që në 17 tetorin e vitit të kaluar.

 

Shteti Islamik zaptoi Mosulin në qershor të vitit 2014, përpara se të shtrihej më pas në pjesën më të madhe të bastioneve të sunitëve arabë të Irakut, dhe për të deklaruar më tej formimin e kalifatit me territore të zaptuara në Irak e Siri.

 

Por, militantët xhihadistë humbën territore vazhdimisht gjatë 9 muajve të fundit. Të shtunën xhihadistët u spostuan dëshpërimisht në një periferi të vogël pranë qytetit të vjetër.

 

Tetorin e kaluar, ushtria irakiane njoftoi se në qytet ndodheshin 6.000 militantë, ndërsa rreth 900 mijë banorë u larguan nga qyteti që prej vitit 2014.

 

Gjatë luftimeve, ISIS shkatërroi pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, duke përfshirë xhaminë historike 850 vjeçare Grand al-Nuri dhe minaren e saj 45 metra të gjatë që xhihadistët hodhën në erë së fundmi.

 

Kombet e Bashkuara parashikojnë se riparimi i infrastrukturës bazë të Mosulit kushton mbi 1 miliardë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *