Kronikë
Goditi të moshuarin me grusht, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar, pasi ka goditur me grusht një të moshuar.
I arrestuari është Igli Shahini pasi në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Reklamë
Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.
Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




