E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditi policët me gurë e kapsolla/ Prangoset protestuesi, kishte kanabis me vete

Policia e Tiranës ka arrestuar një protestues, i cili dhunoi efektivët gjatë tubimit të mbajtur një ditë më parë në rrugën “Myslym Shyri”. 21-vjeçari, sipas njoftimit, ka hedhur në drejtim të policëve gurë, kapsolla dhe sende të tjera.

 

Në momentin e prangosjes, atij jug jet edhe një sasi kanabisi me vete. Policia njoftoi edhe për ndalimin e një protestuesi tjetër, një 33-vjeçar, si edhe u proceduan penalisht 18 persona të tjerë.

 

Reklamë

Nga ana e uniformave blu do të organizohen sërish aksione për kapjen e protestuesve, ndërsa paralajmërohet se efektivët do të kundërpërgjigjen ndaj tyre sa herë të ketë akte dhune.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë