E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë, Flori Tahiraj akuzohet për plagosje të rëndë me dashje

Policia e Vlorës vuri në pranga drejtuesin e gomones që goditi me helikën e mjetit lundrues një pushues 60- vjeçar.

Flori Tahiraj, 42 vjeç, e shkaktoi aksidentin ndërsa po ankoronte gomonen në molin e vjetër të ish-ushtrisë në Gjirin e “Shën Janit” në Karaburun.

Reklamë

Ndërkohë, turisti nga Tirana, u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës me helikopter pasi helika e gomones i dëmtoi këmbën. Fatmirësisht, ai është në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i gomones akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë