E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Goditet organizata kriminale shqiptare në Belgjikë, 6 të arrestuar

Autoritetet belge kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare të përfshirë në kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit dhe kanë arrestuar 6 persona, njoftoi të hënën zyra e Prokurorit Publik të Leuvenit.

Në nëntor 2023, Policia Federale Gjyqësore (PJF) në Leuven nisi një hetim mbi rrjetin, i cili besohet se ka ngritur plantacione profesionale kanabisi në Belgjikë dhe Francë. Grupi dyshohet gjithashtu për organizimin e dërgesave ndërkombëtare të drogës.

Banda vepronte kryesisht në rajonet Diest, Geel dhe Liège, por kishte kontakte kriminale në vende të ndryshme evropiane dhe përdorte një rrjet të gjerë logjistik.

Hetimi çoi në 11 kontrolle në Diest, Geel, Herstal, Lummen, Liège, Oupeye dhe Tremelo më 20 maj.

Reklamë

Tetë të dyshuar u arrestuan. Gjashtë prej tyre, të cilët janë midis 32 dhe 46 vjeç, u vunë nën urdhër arresti. Dy të tjerë u liruan.

“Gjatë kontrolleve, përveç 36.5 kilogramëve kanabis, ketaminës, kokainës, ekstazisë dhe drogës Speed, u gjetën edhe para cash, armë zjarri dhe prova të tjera të dobishme, të cilat do t’i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme”, raportoi Zyra e Prokurorit Publik të Leuvenit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë