E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditet grupi kriminal në Itali, tre të arrestuar mes tyre një shqiptar

Një shqiptar dhe dy italianë janë vënë në prangat e policisë si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shqiptari E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

 

Reklamë

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Ndërkohë vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë