Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës.

12 trafikantë kanë përfunduar në pranga, 7 prej të cilëve janë shqiptarë. Ndërkohë, 32 të tjerë ndodhen nën hetim. Gjatë operacionit policor u sekuestruan 60 kg drogë, kokainë e heroinë.

Struktura kriminale italo-shqiptare kishte bazë në Abruzzon dhe Pescaran, si dhe disa komuna të tjera rreth këtyre zonave.

Hetimet e autoriteteve italiane kanë nisur në vitin 2019. Kryesisht, lënda narkotike vinte nga Belgjika, Holanda dhe Gjermania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *