Goditet grupi i trafikut të drogës në Greqi, 21 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia greke godet një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi, dhe ka vënë në pranga 21 shtetas shqiptarë e grekë.
Sipas autoriteteve greke grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe me pas e transportonte në Athinë. I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.
Gjatë operacionit me 21 të arrestuar janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokaine, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë, ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe se sa shqiptarë janë të arrestuar.




