E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditet grupi i drogës në Greqi, kush është shqiptari i “rrezikshëm” që u arrestua sot

Policia greke ka shkatërruar këtë të shtunë një grup kriminal.

 

Mediat greke shkruajnë se grupi drejtohej nga Gjergji Kapaj, 43 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar me më shumë se 47 vite burg, por në vitin 2015 është lënë i lirë duke paguar një gjobë prej 56 mijë e 500 eurosh.

 

Reklamë

Në 2012, ai u arratis nga spitali i burgut Trikalla. Kapaj me katër bashkëpunëtorë kërcënuan efektivët me kallashnikovë dhe u arratisën, por në të njëjtën ditë u vunë në pranga.

 

Po ashtu, ai i ka shpëtuar dhe një atentati në vitin 2017. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoku i tij, Roland Shembitrasi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë