Subscribe

Katër persona u arrestuan nga Policia e Durrësit për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga përfunduan Arian Plaku 46 vjeç, Edmond Gjyzeli 37 vjeç, Ilir Peraj 52 vjeç dhe Stavri Marku 60 vjeç. Ata u ndaluan gjatë operacionit të koduar “Nënkalimi”, pas informacioneve të siguruara nga ana e agjentëve të policisë në rrugë operative.

 

Aksioni u zhvillua në dy zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Fillimisht në afërsi të urës të Dajlanit, ku u arrestua Arian Plaku e Edmond Gjyzeli, të cilët pasi konstatuan uniformat blu, u përpoqën të largoheshin duke përplasur makinën e policisë me mjetin e tyre tip “BMW”.

 

Në pamundësi për t’u arratisur pas përplasjes, 37-vjeçari Gjyzeli tentoi të nxirrte pistoletën, por nuk mundi pasi u prangos nga agjentët e policisë.

 

Gajtë kontrollit të ushtruar në makinën tip BMW, me të cilën po lëviznin dy trafikantët, policia, krahas armës së zjarrit, gjeti të fshehur poshtë sediljes dhe 1 kg e 63 gr kokainë.

 

Më pas, uniformat blu arrestuan në lagjen 13 të qytetit bregdetar dy bashkëpunëtorët e tyre, 52-vjeçarin Ilir Peraj, person ky me rrezikshmëri të lartë pasi ka qenë i dënuar për vrasje e prostitucion, si dhe 60-vjeçarin Stavri Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *