Shkatërrohet banda shqiptare në Itali e specializuar në vjedhjen e vilave, ku janë vënë në pranga 6 persona dhe nëntë të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

 

Mediat italiane shkruajnë se në kuadër të operacionit të koduar “Massa San Giuliano”, është bërë i mundur identifikimi i personave nën hetim dhe të arrestuar, të cilët janë me origjinë nga Shqipëria. Ndër të tjera bëhet me dije se ata hynin në aksion sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës dhe nga Roma spostoheshin në qytetet e qendrës dhe të veriut të Italisë për të kryer grabitjet e shumta.

 

Krimet kryheshin madje edhe kur njerëzit ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve të çmuara, hajdutët vidhnin edhe çelësat e makinave, të cilat më pas i përdornin për të lëvizur dhe për të kryer vjedhjet pasuese.

 

Dhjetëra vjedhje nga grupi në provincat e Frosinones, Ravennas, Perugias, Bolognas, Modenas dhe Reggio Emilias. Sipas hetuesve, banda kishte lidhje edhe me grupe të ndryshme që veprojnë në qytete të tjera në Itali, si Milano, Venecia, Vicenza dhe Ascoli.

 

Me ndihmën e përgjimeve dhe ndjekjen në të gjithë territorin, u verifikua ekzistenca e një grupi të strukturuar të profesionistëve të vërtetë, të cilët mburreshin se fitonin në vetëm një dimër në Itali më shumë se një milion euro.

 

Keqbërësit, për të shpëtuar nga policia dhe për të shmangur zbulimin ose ndjekjen, gjithnjë merrnin masa, duke përfshirë pezullimin e veprimtarive kriminale dhe kthimin në vendin e origjinës për të qetësuar ujërat. Në dy raste, kriminelët të zbuluar nga Forcat e Policisë, goditën pikat e kontrollit në Perugia dhe Frosinone, duke bërë që agjentët të karamboloheshin dhe të shkatërronin makinat.

 

Hetimet çuan në sekuestrimin e një duzine makinash “Audi” të vjedhura dhe të mallrave të mëdha të vjedhura (orë Rolex, Cartier, Guçi dhe marka të tjera prestigjioze, shumë bizhuteri ari, diamante dhe xhevahire të tjera të çmuara), si dhe çanta dhe objekte me vlerë që u përdorën nga partneret e të arrestuarve.

 

T.N. 26 vjeç, G.E., 29 vjeç dhe N.E. 24 vjeç, janë disa nga të akuzuarit të gjithë shqiptarë. Pak orë para operacionit, grupi kishte kryer një vjedhje në një qendër të vogël të Frosinones dhe ishin larguar duke vjedhur një “Volksëagen Golf”.

 

Pasi hynë në banesa policia gjeti edhe persona të tjerë për të cilët ishte dhënë urdhri i arrestit: N.A. , 24 vjeç, (një nga grabitësit kryesorë); N.M. edhe A.M. respektivisht 34 dhe 31 vjeç të cilët ndodheshin në territorin italian pavarësisht se kishin marrë ekspuls.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *