E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditen lojërat e fatit në Kosovës/ 33 të arrestuar, mes tyre 10 policë

33 persona, mes tyre dhe 10 zyrtarë të policisë, janë vënë në pranga nga policia e Kosoves gjatë një operacioni në Karacevë të Komunës së Kamenicës pranë kufirit Kosovë Serbi, si dhe në disa qytete të tjera.

Operacioni kishte për qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme, kryesisht të lojrave të fatit.

Policia e Kosovës përmes një deklarate për mediat bëri me dije se aksioni erdhi si rezultat i një hetimi një vjeçar për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin, trafikimin e njerëzve, armëve, lëndëve narkotike dhe aktivitete tjera kriminale.

 

Gjatë operacionit, autoritet kanë sekustruar në cilësinë e proves materiale aparate të lojërave të fatit dhe materiale të tjera, ndërsa kanë rrënuar edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e paligjshme.

 

 

Hetimet për keto aktivitete kanë ardhur pas vendimit të qeverisë dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar të ligjit që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjet.

 

Që prej vitit të kaluar, policia e Kosovës ka vijuar hetimet për kwto grupe qw punonin nw fshehtwsi, ndërsa mbrëmjen e së premtes, ka finalizuan operacionin më të madh të këtij lloji në vend.

Vazhdo të lexosh