Subscribe

Megjithëse në shtator të vitit 2014 Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se qendra e pritjes për azilkërkuesit në Babrru mund të përballojë fluks në rritje, shtimi i tyre kërkon kapacitete më të mëdha. Për këtë, në korrik të këtij viti, do të përfundojë godina e re për azilkërkuesit në Babrru. Qeveria ka dhënë një fond prej 950 mijë dollarësh për këtë ndërtesë 4-katëshe ndërkohë që ka depozituar kërkesën për tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Projekti parashikon prishjen e godinës ekzistuese dhe ngritjen e një ndërtese të re e cila mund të përballojë dhe dyfishim të numrit të azilkërkuesve. Aktualisht në qendrën e Babrrusë akomodohen rreth 100 azilkërkues kryesisht muxhahedinë, por edhe ujgurë. Sipas procedurave fillimisht ata strehohen në qendrat e pritjes dhe pas verifikimeve si dhe pajisjes me leje të posaçme qëndrimi ata integrohen në shoqëri dhe mbajnë lidhje me një oficer kontakti. Nga ana tjetër, frika për mbërritjen e refugjatëve sirianë në vendin tonë ka detyruar policinë te shtojë masat në monitorimin e vijës së gjelbër te kufirit me Greqinë. Pas Kapshticës dhe Pustecit, tashme jane shtuar patrullat edhe ne malin e Gramozit, zone e cila kontrollohet per gjate 24 orëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *