E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Godet me makinë 62 vjeçarin, e përfundon në pyll

Ilustrim · Vizion Plus

Një 62 vjeçar nga fshati Dovolan i Dibrës u aksidentua rëndë nga një automjet që lëvizte në drejtim të Peshkopisë.

Burime nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se 62 vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtinë teksa qëndronte në cep të rrugës kur është goditur nga automjeti që drejtohej nga një mësuese.

Makina ka përfunduar në pyll pas goditjes. 62 vjeçari dhe drejtuesja e mjetit janë dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vëllai i të aksidentuarit shprehet se nuk di rrethanat e aksidentit, ndërsa të dy të plagosurit ndodhen në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh