E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Godet me gurë xhamat e Bashkisë Korçë, procedohet penalisht 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka dëmtuar me gurë xhamat e godinës së Bashkisë Korçë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, kur shtetasi K. D., banues në Korçë, dyshohet se ka goditur me gurë ndërtesën e Bashkisë, duke shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ndaj 27-vjeçarit ka nisur procedimi penal për veprën “Shkatërrimi i pronës”.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar motivet e kësaj ngjarjeje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë