Më në fund një goditje e rëndësishme për Interin në merkato. Zikaltërit arritën marrëveshjen me Barcelonën për të afruar në skuadër mesfushorin e talentuar Rafinha. Gazeta që është afër me klubin katalanas “El Mundo Deportivo” ishte e para që konfirmoi arritjen e marrëveshjes mes palëve me formulën e huazimit nga Interi me të drejtën për të blere përfundimisht kartonin e lojtarit për 38 milion euro. Të dyja klubet madje kanë shkëmbyer dokumentet me anë të fakseve. Katalanasit që në fillimin kërkonin 38 mln euro për kartonin e spanjollo-brazilianit por Inter ofronte vetëm 35 milion euro.

 

Në fund u dakortësua që 3 milionët e distancës mes klubeve të llogariteshin mbi bazën e bonuseve, mbi ecurinë që Rafinja do të ketë tek ziklatrit deri në muajin maj. Mesfushori pritet të mbërrijë të dielën në Milano ndërsa vizitat mjekësore do të bëhen në fillim të javës së ardhshme. Rafinja bëhet lojtari më i shtrenjte i akademisë katalanase që shitet nga Barcelona tek një ekip tjetër.

 

Në 39 ndeshje si titullar tek ekipi i Barcelonës ai shënoi dy gola ndërsa së fundmi ka qenë i dëmtuar. Kjo është goditja e dytë ne merkato e Inter pas blerjes se mbrojtësit Lisandro Lopez nga Benfica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *