Subscribe

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Genta Sula, në studion e “Quo Vadis” ka rrëfyer emocionet e saj në rolin e gjyshes. Ajo tregoi se nuk është gjyshja tradicionale, por përpiqet të kontribuojë në mirërritjen e nipit e mbesës së saj.

“Kam reflektime që do doja pak t’i prekja. Është një transformim i pozicionimit tradicional të gjyshërve që dilnin në pension dhe sidomos ndërrimi i sistemit me thënë të drejtën e goditi shumë fortë pjesën e gjyshërve, pensionet fare të ulta, një pamundësi financiare dhe përgjithësisht një mungesë e rolit të tyre, ndonëse kanë rol. Po të kthehem tek im ati, ai derisa ishte aktiv ishte në ndërmarrje, lëvizte, ka marrë makinën deri në moshën 70 vjeç. Ishte një rol që nuk është e thënë që të lësh çdo gjë e të bëhesh inaktiv. Unë jam tek kategoria e superaktive, mendoj se nuk është ai roli tradicional i gjyshërve që rrinë në shtëpi me kohë të plotë, por po kontribuoj në një botë më të mirë për Diellën e Gjonin”, tha ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

Ajo theksoi se kontributi i saj është i një forme tjetër, që në fakt i shërben së ardhmes së gjeneratës së re në Shqipëri./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *