E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjyqtari i shtatë i Kushtetueses/ Kim: Faleminderit Meta! S’ka pushim derisa të plotësohen 9 vendet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim reagoi pas plotësimit të Gjykatës Kushtetuese me shtatë anëtarë.

 

Reklamë

Kim falënderoi presidentin Ilir Meta që dekretoi Sonila Bejtjen pa humbur kohë.

 

Reklamë

Ajo tha se nuk duhet të ketë pushim derisa kjo gjykatë të bëhet me nëntë anëtarë, aq sa ligji e parashikon.

 

“Falenderoj presidentin Ilir Meta për dekretimin në këtë mbrëmje të gjyqtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë, në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komisionit të Venecias, kushteve të BE, kërkesës së shqiptarëve, është bërë funksionale Gjyakata Kushtetuese para datës 31 dhjetor. Puna duhet të vazhdojë, s’mund të ketë pushim deri sa të plotësohen 9 vendet. Nxisim kandidatët e kualifikuar që përgjigjen ligjit, kështu shqiptarët do të kenë drejtësinë që meritojnë si anëtarë të NATO-s dhe si vend aspirantë në BE”, shkroi Yuri Kim në “Twitter”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë