Subscribe

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani del përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar procesit të vettingut.

 

Sa i përket elementit të pasurisë, sipas KPK rezulton me një apartament banimi 120 m2, i blerë në 2001 me vlerë 31 mijë dollarë, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Gjyqtari i lartë ka të ardhura për blerjen e kësaj pasurie. Gjithashtu, një apartament 104.3 m2 i privatizuar në 1993, i deklaruar nga babai i gjyqtarit. I justifikuar. Autoveturë Scoda 2016 i blerë me “leasing”. Një hua 1 milionë e 350 mijë lekë nga prindërit. Sipas KPK, huaja është deklaruar me burim nga shpërblimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës. Likuiditetet e familjes me vlere 9. 9 milionë lekë, Dvorani i ka deklaruar në deklarimet periodike, por nuk i ka deklaruar në Vetting. KPK thotë se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për sa kohë gjyqtari i lartë ka thënë që është një harresë për shkak të punës, sepse siç rezulton, ai i ka deklaruar në vite këto likuiditete.

 

Gjyqtari Dvorani është shprehur se pajtohet me gjetjet e KPK, ndërsa shton se nuk është thirrur nga ILDKPI për likuiditetet.

 

Ndwrkohw sa i përket komponentit të dytë të Vettingut, DSIK thotë që Ardian Dvorani ka përshtatshmëri në detyrë dhe se nuk ka asnjë dyshim për përfshirje në korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *