E premte, 18 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon Gilmando Dani

Ilustrim · Vizion Plus

Ne procesin ndaj Emiljano Shullazit, Prokuroria mori ne pyetje bashkëpunëtorin e tij të ngushte Gilmando Danin. Ky i fundit tha se me biznesmenin që ka dëshmuar kundër këtij grupi, Ylvi Beqen e  ka prezantuar Shullazin. Sipas Danit, prezantimi është bërë në shtëpinë e Emiljano Shullazit ku Beqja kishte shkuar për të kërkuar ndihmë, pasi ndihej i kërcënuar nga persona të tjerë, si dhe i ishte bllokuar regjistrimi i ish-hotel Vollgës në hipotekën e Durrësit.

 

Gilmando Dani u shpreh se Beqja i kishte kërkuar të tërhiqte disa çeqe në bankë, para  të cilat tha Dani ia ka dhëne më pas Beqes. Gilmando Dani deklaroi se ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Ylvi Beqen dhe se nuk i ka marre atij asnjë qindarke, por biznesmeni i kishte marre atij 12 mijë euro borxh. Në seancën e kësaj të marte mungonte Emiliano Shullazi.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh