Gjykata e Lartë do të shprehet më 9 mars për rikthimin ose jo në gjykim të dosjes 20 vjeçare të grupit “Hakmarrja Për drejtësi”. Avokatët, nder të paktet që thyen bojkotin e kolegeve te tyre, i pohuan relatorit të çështjes, Andi Çeliku, se proceset e zhvilluara qe prej vitit 1998, kane patur mungesa të theksuara procedurale. Sipas avokatit të vëllezërve Orik dhe Laert Shyti, dënimi i tyre me burgim të përjetshëm dhe me 24 vite burg është bërë në mungesë dhe, Prokuroria nuk ka gjetur prova, por i ka krijuar ato. Askush nga 10 të pandehurit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa dënimet për grupin “Hakmarrja për drejtësi” variojnë nga 5 vjet, deri ne burgim te përjetshëm. Mbrojtësit e “Hakmarrjes për drejtësi” thane se do t’i kërkojnë Gjykatës së Lartë, pafajësi për klientët e të tyre, pasi ata janë dënuar politikisht. Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997. Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.
Gjyqi i grupit “Hakmarrja për drejtësi”
Subscribe
