E hënë, 14 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjykatat sërish kundër Trump

Ilustrim · Vizion Plus

 

Urdhri ekzekutiv i presidentit Trump per te ndaluar hyrjen e shtetasve nga 6 vende kryesisht muslimane ka marre nje tjetër goditje.

 

Pas pezullimit te përkohshëm per efekt shqyrtimi, nje gjyqtar federal ne Hauai ka vendosur te shtyje pa afat masën e pezullimit, me argumentin se nje mase e tille do te dëmtoje turizmin si edhe aftësinë per te rekrutuar studente dhe punëtore te huaj. Por presidenti Trump ka ngulur këmbe duke deklaruar se qëllimi i vetëm i urdhrit është mbrojtja e Amerikës dhe ndalimi i hyrjes se terroristeve ne territorin amerikan.

 

Urdhri ekzekutiv i firmosur ne 6 mars nga Presidenti Trump ndalonte hyrjen në SHBA të shtetasve nga Irani, Siria, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

 

Një version i mëparshëm i tij, ku përfshihej edhe Iraku, i nënshkruar në janar, kishte shkaktuar konfuzion dhe protesta dhe u bllokua nga një gjykatës në Siatëll. Trump ka sulmuar gjykatat, duke deklaruar se me vendime te tilla ato po ekspozojnë Amerikën ndaj sulmeve te mundshme terroriste.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh