Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin në lidhje me çështjen e Dritan Goxhajt, ku është dhënë drita jeshile për esktradimin e tij drejt Hagës.

 

Goxhaj u arrestua në tiranë pasi më heret ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

 

Pas vendimit avokatët e konsideruan arrestimin e tij si politik.

 

Goxhaj ka marrë pjesë në luftën e Kosovës në vitin 1999. Ishte Gjykata Speciale e Kosovës ajo që lëshoi një urdhër-arresti për të pasi akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmimtarëve për disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *