Gjykata Supremee SHBA-ve ka rrëzuar kërkesën e Kolorads për të ndaluar Donald Trump të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.
Vendimi gjykatës së Kolorados se Donald Trump nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president për shkak të veprimeve të tij përpara sulmit të 6 janarit në Kapitol, u rrëzua nga Gjykata e Lartë federale sot 4 mars 2024, shkruan BBC.
Lexo edhe :
Related Posts
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë (anëtarët e së cilës votuan në mënyrë anonime) thotë se Gjykata e Kolorados kishte supozuar gabimisht se shtetet mund të përcaktojnë nëse një kandidat për president nuk ka të drejtë të zgjidhet sipas një dispozite të amendamentit të 14-të të Kushtetutës.
Vendimi e bën të qartë se Kongresi, jo Shtetet, duhet të vendosin rregulla për mënyrën sesi mund të zbatohet dispozita e Amendamentit të 14-të. Reagimi i parë i Trump ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë erdhi përmes një postimi në platformën e tij, Truth Social, në të cilën ai shkroi: “Fitore e madhe për Amerikën”.
Vendimi i Gjykates Supreme vjen vetëm një ditë para “Super të Martës” së famshme, pra ditën kur mbahen zgjedhjet paraprake në 16 shtete vendimtare të SHBA-së për nominimin e kandidatëve të partive Demokratike dhe Republikane, përfshirë Koloradon.
Vendimi unanim i jep një shtysë të madhe ish kreut të shtëpisë së bardhë i cili megjithatë mbetet kandidati kryesor brenda republikanëve.
Kundërshtarja e fundit përballë Trump, Nikki Haley ka mundur të fitojë deri tani vetëm zgjedhjet në Uashington. Një fitore kjo, kryesisht simbolike pasi kryeqyteti anon nga demokratët me vetëm rreth 23.000 republikanë të regjistruar.
Më herët Haley ka humbur edhe Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes, ndërsa është gruaja e parë që fiton një zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA-ve.
Nga rezultatet e deritanishme, mundësitë janë që të ketë sërish një përballje Trump-Biden në zgjedhjet presidenciale të këtij viti por vendimtar do të jetë rezultati i të ashtuquajturës ‘super e marta’ e 5 marsit, ku zgjedhjet primare do të mbahen në 16 shtete njëkohësisht.
Përveç garancise që Trump të mbetet në fletën e votimit në Kolorado, vendimi ka të ngjarë të ndikojë në raste të ngjashme që kanë lindur. Deri më tani dy shtete të tjera, Maine dhe Illinois, kanë ndjekur shembullin e Kolorados./vizionplus.tv/








