Vendimi për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kreut të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, është shtyrë për ditën e nesërme. Mësohet se Gjykata e Lezhës do të mblidhet në orën 09.00 për të vendosur nëse kryebashkiaku do të hetohet në gjendje të lirë apo masa për të do të vijoje te jetë arrest me burg.

 

Mëngjesin e kësaj të diele pranë Policisë së Lezhës, ku mbahet Frrokaj, ka pasur shumë qytetarë dhe mbështetës te tij. Fran Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave. Ne bregdetin e Shëngjinit. Prokuroria pritet të zgjerojë hetimet për përvetësimin e mbi 235 mijë metrave katrorë tokë në zonën e quajtur “Rana e hedhun”.

 

Burime pranë organit të akuzës thanë se hetimet do të shtrihen dhe në zonat e tjera bregdetare të Shëngjinit por edhe në Velipojë të Shkodrës ku dyshohet se ka pasur abuzime me titujt e pronësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *